Mbi 713,000 shtëpi dhe biznese në Teksas dhe shtete të tjera në SHBA ishin pa energji elektrike të martën e 28 majit, për shkak të stuhive që goditën rajonin që nga fundjava e gjatë e festave të Ditës së Përkujtimit.
Stuhitë me tornado që përfshinë rrafshnaltat e jugut dhe malet Ozark vranë të paktën 21 njerëz në katër shtete të SHBA gjatë fundjavës.
Në Dallas, stuhia çau çatinë e Rainboë Hardëare, një magazinë në një nga lagjet tregtare të qytetit. Në pjesë të tjera të qytetit pemët u shkulën, parqet u mbushën me ujë dhe u rrëzuan sinjalistika.
Stuhi të tjera po përfshinin pjesën veriore të shtetit mbrëmjen e së martës./abcnews.al
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...