Autoritetet në Greqi kanë paralajmëruar stuhi duke filluar nga dita e nesërme. Mekanizmi shtetërore është në gatishmëri të plotë për të menaxhuar pasojat e motit të keq që mund të prekë shumë zona të vendit.
Këto kushte pritet të nisin që gjatë orëve të vona të së mërkurës për të vazhduar edhe të enjten në pjesën veriperëndimore të Greqisë si dhe në veri të vendit. Reshjet e shiut do të shoqërohen me erëra të forta dhe herë pas herë edhe breshër.
Mbrojtja Civile ka bërë një paralajmërim për fenomene ekstreme të motit në Korfuz që ndodhet edhe shumë pranë Shqipërisë si dhe në Kelafonia.
Ajo i bën thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat ku parashikohen përmbytje, ndërsa objektet duhet të sigurohen që të mos shemben nga erërat e forta.
Të gjitha shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm në Korfuz dhe Paksos do të mbyllen gjatë të enjtes për shkak të paralajmërimit të autoriteteve./noa/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...