Një anije turistike me 26 persona u zhduk sot pasi hasi në një stuhi në veri të Japonisë ndërsa raportoi se po fundosej, njoftoi Roja Bregdetare japoneze.
Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur pas më shumë se 10 orësh të një kërkimi intensiv që përfshinte gjashtë varka patrullimi, pesë aeroplanë dhe zhytës profesional.
Roja bregdetare tha se do të vazhdojë me kërkimet edhe gjatë ditës së nesërme, raporton abcnews.
Anija 19 tonëshe, “Kazu 1” njoftoi autoritetet japoneze se harku i anijes kishte pësuar dëmtime të mëdha ndërs filloi të fundosej pranë brigjeve të gadishullit Shiretoko, në ishullin verior të Hokkaidos.
Ndryshe, turneu turistik zgjat rreth tre orë dhe ofron pamje piktoreske të bregut perëndimor të gadishullit, duke përfshirë natyrën dhe kafshët si balenat, delfinët dhe ariun e murrmë.
Parku kombëtar është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...