Uragani Dorian pritet të forcohet në një stuhi jashtëzakonisht të rrezikshme gjersa po shkon drejt kontinentit amerikan, paralajmëron Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).
Dorian aktualisht është një uragan i kategorisë një, por mund të jetë kategoria katër me kohën kur arrin në kontinent.
Stuhia pritet të godasë diku midis Floridës dhe Xhorxhisë jugore, ndoshta vonë të dielën, thotë NHC, transmeton portali arbresh.info.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tashmë ka deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme.
Ai u tha banorëve se ishte “e rëndësishme për Floridianët në Bregun Lindor që të monitorojnë nga afër këtë stuhi”, duke i këshilluar ata që të rezervojnë ushqim me vlerë të paktën shtatë ditë.
NHC vuri në dukje rrezikun e “erërave shkatërruese të forcave të uraganit përgjatë Bregut Lindor të Florida” në këshillimin e saj të fundit.
Një zëdhënës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se erërat pritej të arrinin në 130 km / orë (210 km / orë) gjatë fundjavës.
Paralajmërimet vijnë pasi syri i stuhisë humbi ishullin kryesor të Porto Rikos, duke i kursyer asaj dëme të konsiderueshme, pasi u drejtua në veri-perëndim të enjten./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...