Stuhia e madhe e borës po godet Kaliforninë Jugore, ndërsa në Los Anxhelos është dhënë një paralajmërim stuhie që nuk ka ndodhur që nga viti 1989. Meteorologët shprehen se një stuhi e tillë bore nuk është parë në Kaliforninë jugore për një kohë të gjatë.
Rrugët kryesore në zonë, duke përfshirë pjesë të Ndërshtetërore 5, autostradën që lidh Meksikën, Kaliforninë dhe Kanadanë, janë mbyllur për shkak të akullit dhe borës, dhe autoritetet nuk kanë bërë parashikime se kur do të hapen sërish.
Bora dhe erërat e forta rrëzuan gjithashtu disa linja elektrike, duke lënë në errësirë më shumë se 100,000 shtëpi në Kaliforni./A2CNN
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...