Stuhi bore në ditën e pranverës edhe në SHBA

21:19 | 22 Mars 2018
Trina Galanxhi

Dita e parë e pranverës ka sjellur stuhi borë në lindje të SHBA-ve, duke shkaktuar kaos me linjat ajrore dhe trafikun dhe me mbylljen e shkollave dhe bizneseve.

Nju Jorku është përfshirë nga një stuhi me temperatura nën zero, ndërsa më shumë se 2 mijë fluturime janë anuluar, transmeton portali arbresh.info

Një mot i tillë ka përfshirë edhe Europën, përfshirë edhe veriun e Shqipërisë.

Në qytetin Potenza të Italisë shkollat janë mbyllur për shkak të motit të keq, ndërsa ekipet e emergjencës janë vënë në alarm.

Amerikanëve u është bërë thirrje që të shmangin daljet e panevojshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme