Sipas një studimi të kryer nga Save the Children, më shumë fëmijë që jetojnë në zona konflikti intensiv, janë duke u rektutuar si ushtarë në numër rekord.
Raporti, i titulluar Stop Luftës ndaj Fëmijëve, zbuloi se 110 organizata të ndryshme joshtetërore që veprojnë në zonat e luftës, kanë rerkrutuar fëmijë për luftë në një numër të madh, shkruan aap, transmeton portal arbresh.info
Studimi zbuloi gjithashtu se rekrutimi i fëmijëve në zonat e konfliktit është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, ku ata që janë në rrezik rekrutimi janë trefishuar në 30 vitet e fundit.
Një në tetë fëmijë jeton brenda 50 kilometrave nga një zonë ku fëmijët janë përdorur në konflikt, që barazohet me 337 milionë në mbarë botën.
Shefja ekzekutive e Save the Children, Inger Ashing tha se pandemia kishte vënë në rrezik më shumë fëmijë.
https://twitter.com/solomonmuchie1/status/1414798061876961280?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414798061876961280%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fd-5346081483914626030.ampproject.net%2F2111060251009%2Fframe.html
“Shkeljet e të drejtave ndaj fëmijëve në zonat e armatosura nuk janë ndalur as gjatë pandemisë”, tha ajo.
“Në mbarë botën, fëmijët e panumërt të mbetur pa kujdestarë, jashtë shkollës dhe në rrezik përballen me një rrezik më të madh për jetën e tyre”, shtoi ajo.
Një nga vendet më të prekura nga ky fenomen është Afganistani, me rreth 98 përqind të fëmijëve të rrezikuar për rekrutim, në Siri me 97 përqind dhe në Jemen me afër 89 përqind.
U zbulua gjithashtu se 22 qeveri po rekrutonin fëmijë, nga 25 një vit më parë.
OKB-ja u bëri thirrje qeverive që të respektojnë standardet e konfliktit, të mbajnë përgjegjës autorët, të ndërmarrin veprime praktike për të mbrojtur fëmijët dhe të mbështesin rimëkëmbjen e tyre.
“Të drejtat e fëmijëve janë të paderogueshme në konflikt dhe paqe. Ato nuk mund të ndërpriten ose anulohen,” tha zonja Ashing.
“Gjatë dekadave të fundit, njohuritë tona për të drejtat e fëmijëve janë rritur … komuniteti ndërkombëtar tani duhet ta transformojë këtë ndërgjegjësim të rritur në veprim kolektiv”./arbresh.info/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...