Një vit nga momenti kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë nga koronavirusi, një studim i ri arrin në përfundimin se variant britanik i COVID-19-s, është më vdekjeprurës se variantet e mëparshme të virusit.
Studimi i botuar të mërkurën në “British Medical Journal” vë në dukje se personat e infektuar me variantin britanik kishin ndërmjet 30% deri 100% më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata të infektuar me variante të tjera, me një normë mesatare rreth 64%.
Që pas zbulimit për herë të parë shtatorin e kaluar në juglindje të Britanisë, ky varianti është ppërhapur në më shumë se 100 vende. Studime të mëparshme tregojnë se varianti britanik është shumë më ngjitës sesa varianti i parë i virusit.
Ndërsa shumë vende po përpiqen të vaksinojnë popullatën e tyre, Presidenti amerikan Joe Biden premtoi t’u japë vendeve të tjera të botës çdo tepricë të vaksinës me një dozë të prodhuara nga kompania Johnson & Johnson.
Zoti Biden e bëri premtimin të mërkurën ndërsa njoftoi se SHBA-ja do të blinte 100 milionë doza të tjera të kësaj vaksine. Muajin e kaluar, zoti Biden premtoi 4 miliardë dollarë për programin global të shpërndarjes së vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX. Ky program siguron vaksina me ndihmën e vendeve të pasura dhe i shpërndan ato në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e tjera të botës.
Ndërkohë një grup studiuesish amerikanë thonë se ata persona që janë infektuar më parë me COVID-19 kanë nevojë vetëm për një dozë të vaksinave të prodhuara nga Pfizer-BioNTech apo Moderna, të cilat merren në dy doza. Në një letër të botuar të mërkurën në “New England Journal of Medicine”, 32 shkencëtarë të shkollën së mjekësisë “Icahn” në spitalin “Mount Sinai” të Nju Jorkut, thanë se sipas një studimi që përfshiu një numër të vogël njerëzish, ata që ishin shëruar nga korovirusi kishin zhvilluar rreth 10 deri 45 herë më shumë antitrupa pas dozës së tyre të parë se një person që nuk ishte infektuar më parë.
Më shumë studiues po pranojnë teorinë se sistemi imunitar i një personi të infektuar më parë me COVID-19, krijon një mbrojtje më të fortë dhe më të shpejtë pas vaksinimit./VoA/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...