Sipas një studimi nga Universiteti Brown në Rhode Island, SHBA, më shumë se 4,5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga luftërat që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe ky numër vazhdon të rritet.
Raporti i studimit të projekti “Kostoja e Luftës” u publikua të hënën, ku jepen shifrat gjatë dy dekadave të fundit që nga 11 shtatori.
Raporti vlerësoi se rreth 1 milion njerëz (906,000-937,000) u vranë drejtpërdrejt nga luftërat në Afganistan, Irak, Pakistan, Siri, Jemen, Libi dhe Somali.
Përveç kësaj, më shumë se 3,5 milionë njerëz (3,588,000-3,716,000) vdiqën në mënyrë indirekte nga faktorë të lidhur me luftën si rrënimi i ekonomive, varfëria ekstreme, kequshqyerja dhe përhapja e sëmundjeve si kolera dhe fruthi.
Numri i viktimave të vdekjeve të drejtpërdrejta dhe indirekte të luftës arrijnë afërsisht midis 4,5 milionë në 4,6 milionë njerëz, ndërsa ky numër vazhdon të rriten për shkak të konflikteve globale.
“Këto luftëra vazhdojnë për miliona në mbarë botën që jetojnë dhe vdesin nga efektet e tyre”, thuhet në raport, i cili theksoi se gratë dhe fëmijët “vuajnë peshën më të rëndë të këtyre ndikimeve të vazhdueshme”.
Ndërsa projekti nuk ia përshkruan fajin ndonjë vendi të caktuar, SHBA-ja përmendet në mënyrë specifike për rolin e saj në shumë prej këtyre konflikteve të jashtme pas 11 shtatorit, veçanërisht viktimat gjatë më shumë se 20 vitet e fundit në Afganistan.
“Megjithëse në vitin 2021 SHBA tërhoqën forcat ushtarake nga Afganistani, duke i dhënë fund zyrtarisht luftës që filloi me pushtimin e saj 20 vjet më parë, sot afganët po vuajnë dhe po vdesin nga shkaqe të lidhura me luftën me ritme më të larta se kurrë”, thuhet ndër të tjera në raport.
Projekti Kostoja e Luftës (Costs of War) theksoi se nevojiten shumë më tepër kërkime për të mbledhur të dhëna më adekuate “për të ndërmarrë ndërhyrje për shpëtimin e jetëve”.
“Nevojiten studime të shumta rreth ndikimit të shkatërrimit të shërbimeve publike nga lufta, veçanërisht përtej sistemit të kujdesit shëndetësor, në shëndetin e popullatës”, thuhet në raport, ku shtohet:
“Për shembull, shkatërrimi i sistemeve të ujit dhe kanalizimeve, rrugëve dhe infrastrukturës tregtare si portet, kanë pasoja të rëndësishme, por më pak të njohura paraprakisht”.
Projekti gjithashtu u bënë thirrje qeverive në mbarë botën, përfshirë SHBA-në, të marrin përgjegjësinë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga këto luftëra.
“Reparacionet, edhe pse nuk janë të lehta apo të lira, janë të domosdoshme”, përfundon studimi./abcnews/
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...