Adhuruesit e lojërave kompjuterike rrezikojnë humbje të pakthyeshme të dëgjimit ose vuajtje nga tringëllimat në veshë (ndjesia e zërit në vesh pa një stimul të vërtetë të jashtëm), paralajmërojnë studimet shkencore.
Një përmbledhje e 14 studimeve shkencore globale, në të cilat u analizuan më shumë se 50,000 njerëz, të botuar në revistën mjekësore australiane “BMJ Public Health”, thotë se nivelet e zërit të dëgjuar nga njerëzit ndërsa luajnë lojëra kompjuterike shpesh i afrohen ose i tejkalojnë kufijtë e sigurisë, raporton Sky News.
Lojtarët paralajmërohen se po e vënë veten në rrezik të humbjes së pakthyeshme të dëgjimit dhe tringëllimë në veshët.
Rreziku përkeqësohet te njerëzit që luajnë rregullisht për periudha të gjata kohore me tinguj intensivë si p.sh. të shtëna, zbulojnë ekspertët.
Studimi i publikuar në revistën mjekësore “BMJ Public Health” është kryer nga një ekip që përfshin ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Universitetit të Karolinës së Jugut.
Studiuesit paralajmërojnë se duhet bërë më shumë për të paralajmëruar qartë lojtarët e lojërave kompjuterike për rreziqet, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët./abcnews.al
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin