Sipas një kërkimi të fundit, toka ka një kontinent të fshehur të quajtur “Zealandia” që gjendej në Oqeanin Paqësor dhe ishte i ngjitur me Zelandën e Re.
Një ekip prej 11 hulumtuesish kanë zbuluar se Zelanda e Re dhe Kaledonia e Re në të vërtetë janë pjesë e një pllake të vetme të madhe prej 4.9 milionë kilometra katrorë që është e ndarë nga Australia, transmeton arbresh.info.
Studimi i publikuar nga Shoqëria Gjeologjike e Amerikës, gjeti se regjioni është 94% i zhytur në oqean, dhe shumica si rezultat i hollimit të kores, para ndarjes së madhe të kontinenteve. Rezultatet u bazuan në këndet e pamjeve të satelitëve të përmirësuar dhe në teknologjia e hartave të gravitetit.
Ekipi thotë se kjo pjesë duhet të konsiderohet si një kontinent gjeologjik, dhe jo si teoritë e mëparshme që e cilësonin si një koleksion të ishujve kontinental dhe fragmente.
Zealandia besohet se është ndarë nga Antarktida rreth 100 milion vjet më parë, dhe pastaj përsëri nga Australia rreth 80 milion vjet më parë dhe kishte përafrisht madhësinë e Indisë.
Hulumtuesit e këtij studimi janë duke e quajtur Zealandian një “perceptim” më tepër se një “zbulim”, pasi që Zelanda e Re është konsideruar si një kontinent i vetëm nga disa ekspertë të fushës për vite me radhë./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...