Google ADS

Studentja e Teksasit pozon me aligator katër metra në ditën e diplomimit

09:17 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Një studente e kolegjit amerikan është siguruar që fotot e saj të diplomimit të jenë për tu mbajtur mend – pasiqë pozoi me një alligator 4 metra, shkruan BBC, transmeton portali Arbresh.info.

 

Makenzie Noland është një studente në Universitetin A & M të Teksasit, e cila të premten diplomojë në shkencat e kafshëve të egra dhe të peshkimit.

Studentja e vitit të fundit ka majtur praktikën në qendrën e shpëtimit Beaumont, e cila është shtëpia e rreth 450 aligatorëve, krokodilëve dhe zvarranikëve të tjerë.

Por është Big Tex që vjedh tregimin – një alligator gjigand që u adoptua në vitin 2016 pasi mbi-të ushqyerit e ktheu atë në një telash për anijet lokale.

Makenzie dhe Tex kanë zhvilluar një marrëdhënie të veçantë që kur ajo u bashkua me qendrën në maj.

Ajo thotë se ai i përgjigjet emrit të tij dhe reagon ndaj sinjaleve të saj të dorës kur ajo hyn në pellg për ta ushqyer atë. “Unë hyj në ujë me atë kafshë çdo ditë – ai është një nga miqtë e mi më të mirë atje!” thotë ajo për BBC-së, duke mbledhur supet pasi u pyet nëse ishte e frikësuar.

Tex poses with her college ring on his nose

21-vjeçarja u rrit në Bellevue, Nebraska ku zbulimi i një alligator në kopshtin tuaj nuk është gjë e zakonshme të cilën e hasni çdo ditë . “Duke filluar nga një moshë të re, unë gjithmonë kapja gjarpërinjtë, mbaja kafshët, bisedoja me fëmijët dhe edukoja publikun”, thotë ajo për dashurinë e saj për kafshë të egra.

Fillimisht synonte që fotot e diplomimi të shërbenin si një vitrinë për punën që ajo kishte bërë këtë verë.

“Në realitet ne nuk duam t’i kthejmë këto kafshë, ne duam që ato të jetojnë në zonat bregdetare dhe kanalet në zona me moçale”, thotë ajo për qendrën e Gator Country, ku ajo punon.

Makenzie gives thumbs up to camera posing with the alligator

“Por meqenëse ai është me ne, ai është një prezentim i mrekullueshëm i asaj se si është stërvitet një kafshë dhe mburresh me personalitetin e tij.

Ato janë krijesa të mrekullueshme – dhe jo të gjithë janë ngrënës të njerëzve!”

Makenzie thotë se ajo ka qenë e shastisur nga reagimi ndaj posteve të saj, të cilat tani janë ndarë dhe janë pëlqyer qindra herë. “Nuk e prsja këtë, unë vetëm doja të postoj disa foto të bukura në Instagram tim. Ka qenë e pabesueshme.”

Ajo shpreson të vazhdojë të punojë me kafshë të egra pas diplomimit. “Dua vetëm të fokusohem në kafshë dhe t’i tregojë njerëzve për to”, thotë ajo. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme