Profesori Khalid Hameed është raportuar i vdekur nga student i tij, i cili sipas raportit policor, e kishte paralajmëruar profesorin të mos lejojë përzierjen gjinore në mësim me arsyen se “është kundër mësimeve të Islamit”.
Një student Pakistanez është arrestuar këtë të Mërkurë pasi e therri profesorin për vdekje pas organizimit të mësimit me përzierje gjinore, në një Kolegj public, thotë raporti i Policisë.
Profesori asociues Khalid Hameed, është vrarë në kampusin e Kolegjit Sadiq Egerton në qytetin jugor të Bahawalpur, u tha nga një zyrtar local policor për AFP news agency.
“Profesori kishte organizuar pritje për studentët e rinjë, duke përzier të dy gjinitë në klasë, dhe ngjarja parashikohej që të ndodhte nesër, të enjten” tha zyrtari policor i qytetit.
Sipas raportit të regjistruar në polici, një kopje e cila është siguruar nga AFP, student ka bërtitur që do ta vras profesorin sepse ai është duke “promovuar gjëra të turpshme”.
“Përzierja e gjinive është kundër mësimeve të Islamit, dhe unë e kam paralajmëruar atë që të ndalojë” ka thënë personi që kreu krimin, thuhet në raport policor.
“Kur profesori ishte duke hyrë në zyrën e tij, një djalë e sulmoi me një thikë, duke e goditur në stomak dhe kokë” i është thënë AFP-së.
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Kurti mirëpret grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja dhe He...
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins