Studenten e keqtrajtuan dhe ia morren jetën me gurë teksa çonte një shok në shtëpi

18:52 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

Një studente 21 vjeçare u rrëmbye nga një bandë që e përdhunoi dhe e vrau me gurë.

Hannah Cornelius shkoi të conte shokun e saj, Cheslin Marsh në shtëpi kur një grup prej katër meshkujsh i shkuan me nxitim tek makina.

Nëpërmjet xhamit të hapur, ata futën dorën në makinë dhe i vunë kaçavidën në gjoks duke e kërcënuar se do e vrisnin.

Nga ana tjetër, 22-vjeçari Cheslin u kërcënua për vdekje me thikë në shpinë. Ata i grabitën paratë e telefonin dhe e mbyllën në bagazhin e makinës.

Më pas, të katër djemtë e dërguan me detyrim për të blerë drogë të tipit metafetaminë të pastër.

Pasi tymosën drogë, e goditën Cheslin me tulla shtëpie dhe e hodhën në një banesë të braktisur, por ai ia doli të shpëtonte.

Kur shkoi të jepte me urgjencë alarmin për mikeshën, ai zbuloi se banda e kishte përdhunuar dhe i kishte gjuajtur me një gur të madh që e la të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme