Student dhe kryetar komune, 20-vjeçari fiton zgjedhjet në Itali

19:24 | 28 Maj 2019
L G

Një student 20-vjeçar ka fituar zgjedhjet lokale në Valle Seriana.  I riu fitoi zgjedhjet me 51.22% të votave, duke mposhtur rivalen e tij Angela Schiavi, e cila mori 48.78% të votave.

Me 14 vota më shumë, Michele Schiavi u shpall kryetar i komunës Valle Seriana në Bergamo.

Mediat italiane raportojnë se Schiavi, i lindur në vitin 1999, studion për juridik në Universitetin e Bergamos

Në moshën 13-vjeçare ai ishte protagonist në rilindjen e Unionit të Nderit Sportiv, ndërsa në moshën 14 vjeçare, ai u bashkua me radhët e Vëllezërve të Italisë, duke u bërë koordinator i Valle Seriana dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme