Janë shpëtuar 42 vajza që mbaheshin në një strehimore në Indi, me pretendimin se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe shërbime të tjera nën kërcënimin e dhunës.
Gjithçka zbuloi një dhjetëvjeçare, që iku nga strehimorja duke kaluar murin, e cila u tregoi policisë se burra të panjohur po i marrin të rejat gjatë natës, ndërsa ato po vijnë duke qarë në mëngjes.
Policia që kreu bastisje gjatë natës, gjeti që 18 prej të regjistruarave si banore të qendrës po mungojnë, ndërsa arrestoi familjarët që e mirëmbanin dhe nuk kishin si të arsyetohen.
Girija Tripathi dhe burri saj Mohan Tripathi, si dhe e bija tyre që mbetet e paemëruar, po akuzohen që i shfrytëzuan të rejat për prostitucion, në qendrën e themeluar para tri vitesh me fonde qeveritare.
“Gjatë hetimeve, zbuluam se me vajzat e moshës 15 deri në 18-vjet, janë kryer aktivitete të palejuara”, është thënë shkurt në raportin e policisë.
Deklarate e dhjetëvjeçares, që tregoi se ata trajtoheshin si skllavë dhe detyroheshin të përgatisnin dhe të pastronin për pronarët, është përhapur me shpejtësi.
Qendra tashmë është mbyllur dhe 24 vajza janë dërguar për kontrolle mjekësore, ndërsa po kërkohen 18 tjera që janë zhdukur.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...