Tani, pasi disa vende e kanë zgjedhur atë si një strategji parandaluese, apo e kanë vuajtur mbi shpinë për shkak të mungesës së një sistemi shëndetësor të organizuar dhe kapilar, ne mund të nxjerrim disa përfundime, megjithëse të pjesshme, në lidhje me imunitetin e tufës, që mund të arrihet pa ndihmën e një vaksine.
Me termin “imunitet i tufës”, nënkuptojmë mbrojtjen nga patogjenët, kur një pjesë e popullatës ka fituar imunitet, pasi është vaksinuar ose sepse kanë rënë natyrshëm në kontakt me virusin: në të dy rastet, imuniteti i fituar bllokon shumimin e virusit dhe transmetimi i tij në popullatë.
Për të arritur imunitetin e tufës ndaj SARS-CoV-2 pa kaluar nga vaksina, do të na duhej që të qarkullonim virusin në një mënyrë të lirë dhe të pakontrolluar për të infektuar të paktën 67 për qind të popullsisë.
Çfarë ndodhi në Suedi
Rasti i Suedisë, vendi që ka vendosur ta lejojë virusin të qarkullojë, është një model për t’u analizuar. Në marsin e këtij viti, vendi skandinav vendosi të mos vendosë kufizime të veçanta për popullsinë (përveç mbylljes së shkollave të mesme), dhe t’i besojë zbatimin e masave të rekomanduara parandaluese përgjegjësisë së vetë qytetarëve.
Për pasojë, Suedia regjistroi 40 për qind më shumë vdekje në 3 muajt e parë të epidemisë, krahasuar me Shtetet e Bashkuara, dhe ende niveli i vdekjeve është më i larti midis vendeve fqinje. Në Itali, të dhënat më të fundit serologjike të botuara (nga një studim i kryer nga 25 maji deri më 15 korrik), tregojnë se përqindja e popullsisë që ka rënë në kontakt me SARS-CoV- 2 ishte vetëm 2.5 për qind. Një përqindje që i kushtoi Italisë 35.000 të vdekur dhe mijëra njerëz të shtruar në spital.
Çfarë mund të ndodhë
Nëse tendenca e vdekshmërisë do të ishte proporcionale me atë që kemi parë deri më tani, duke e lënë virusin të qarkullojë lirshëm për të synuar infektimin e 67 për qind të popullsisë, do të kishim mbi 70.000 vdekje në Itali dhe mbi 30 milionë në të gjithë botën, pa marrë parasysh numrin e atyre që do të kishin nevojë për shtrim në spitale dhe kujdes intensiv.
Por ka edhe më shumë. Për momentin ne ende nuk e dimë saktësisht se sa zgjat imuniteti pas një infektimit. Dhe ne nuk e dimë se cila mund të jetë shkalla e ri-infektimit, dhe as se si transmetimi dhe infeksionet mund të mbahen nën kontroll me dinamikën aktuale.
Tek e fundit, të dhënat që kemi deri më tani sugjerojnë se imuniteti i tufës i pashoqëruar me vaksinën, por duke e lënë virusin të qarkullojë pa masa të veçanta paraprake, është një rrugë shumë e rrezikshme për popullatën kudo, si për reagimin individual ndaj sëmundjes, ashtu edhe për burimet ekonomike dhe mundësitë e sistemit shëndetësor. / Focus – Bota.al
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...