Google ADS

Stoltenbergu dënon tentativën për vrasje ndaj Trumpit

10:37 | 14 Korrik 2024
E.H

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i tronditur për tentim vrasjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Me anë të një postimi në platformën X, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë.

“Jam i tronditur nga tentativa për vrasjen e ish-presidentit Trump. I uroj shërim të shpejtë dhe mendimet e mia janë me të prekurit. Unë e dënoj këtë sulm. Dhuna politike nuk ka vend në demokracitë tona. Aleatët e #NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”, shkroi Stoltenberg./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme