Stoltenberg: Tani kemi luftë në Evropë

12:42 | 24 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur pas takimit me Këshillin e Atlantikut të Veriut, shkruan arbresh.info. –

“Tani kemi luftë në Evropë të një përmasash dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë”, shprehet Stoltenberg.

Ai thotë se sapo ka përfunduar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe një listë e gjatë vendesh kanë rënë dakord të zhvillojnë konsultime urgjente.

“Ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës,” thotë ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme