Suedia së shpejti do të jetë një anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai tha se është rënë dakord për një deklaratë e cila shpreh qartë se çfarë duhet bërë nga ana e Suedisë, ndërsa Turqia e bëri të qartë se do të vazhdojë me ratifikimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Stoltenberg nënvizoi se kjo “është përsëritur shumë herë nga presidenti Erdogan. Prandaj pres që kur parlamenti turk të mblidhet sërish më vonë këtë vjeshtë, ratifikimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Në të njëjtën kohë, Jens Stoltenberg vuri në dukje se mbështetja e Ukrainës nuk është një opsion, por një domosdoshmëri për paqen, për anëtarët tanë dhe për vendet tona dhe për t’u siguruar që regjimet autoritare të mos marrin atë që duan duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke përdorur forcën ushtarake.”
I pyetur për rrëzimin e pretenduar të një droni në Rumani, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës u përgjigj se “autoritetet rumune kanë konfirmuar dhe informuar NATO-n se pjesë të një droni të mundshëm janë gjetur në kufirin me Ukrainën”.
Ai tha se hetimet janë duke vazhduar./abcnews
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...