Në fjalimin e fundvitit, duke përmendur ndër tjera edhe aktivitetet e NATO-s në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se ajo është çelësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme”, shprehet Stoltemberg në mesazhin e tij.
Por, ai tha se përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet.
”Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes”, ka rikujtuar ai.
“Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”.
Stoltemberg tha se mbështetur nga aftësi të konsiderueshme në ajër dhe në det, NATO ka dyfishuar numrin e grupeve luftarake, nga katër në tetë.
“Dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë parandalimin dhe mbrojtjen tonë. Ajo që bëni ju, forcat tona të armatosura, u dërgon një mesazh të qartë Moskës dhe kujtdo që do të na sfidonte: NATO është këtu”, tha ai në mesazhin e tij të publikuar në Twitter.
“Ne do të ruajmë dhe mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë. Këtë vit, kam pasur privilegjin të takoj shumë prej jush. Ushtrimi në Norvegji. Mbrojtja e qiellit nga Komanda Ajrore Ramstein duke shërbyer në bordin e USS aeroplanmbajtëseses George H.W. Bush”.
“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ose të ndihma e forcave të sigurisë në Irak për të siguruar që ISIS të mos kthehet. Ju luani një rol thelbësor për sigurinë tonë”, tha ai në fjalimin e tij.
“Dhe aleatët e NATO-s po investojnë më shumë në mbrojtje”.
Stoltemberg u shpreh se mbështetja e forcave të armatosura e bën Aleancën më të fortë dhe të gjithë njerëzit janë më të sigurt. /rtk/
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...