Shqetësimet e Turqisë dhe kundërshtimi i saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë të pranueshme dhe legjitine tha sot në Finlandë Jens Stoltenberg , sekretari i përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike.
“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.
Stoltenberg vizitoi sot Presidentin Sauli Niinisto dhe theksoi se është e rëndësishme të theksohet se asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia , dhe për këtë arsye shqetësimet e saj duhet të merren seriozisht.
“Asnjë anëtar tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euro-Atlantike.
Gjithashtu Stoltenberg dhe Niinisto thanë se bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, por nuk ofruan asnjë tregues për përparim në negociata./klanmacedonia/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...