Stoltenberg: Shpenzimet në mbrojtje janë rritur

12:13 | 30 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleatët evropianë dhe Kanadaja janë duke shpenzuar më shumë sesa mendohej më parë për mbrojtjen, disa ditë para se presidenti i SHBA-ve Donald Trump të përsërisë kërkesat se aleatët tjerë të rrisin buxhetet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg tha sot se aleatët evropianë dhe Kanadaja tani parashikohet të rrisin shpenzimet për buxhetet e tyre ushtarake kombëtare me rreth 130 miliardë dollarë midis viteve 2016 dhe 2020.

Më parë, shifra parashikohej të ishte “më shumë se 100 miliardë dollarë”.

Në samitin e 3-4 dhjetorit në Londër, Trump pritet të përsërisë kërkesat e tij se 28 vendet aleate të Washingtonit në NATO të fillojnë të shpenzojnë të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Stoltenberg tha se Bullgaria tani është bërë një nga nëntë aleatët që plotëson direktivën prej 2 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme