Stoltenberg shërbeu ushqim në kremtimet e 70 vjetorit të themelimit të NATO-s

18:59 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka shërbyer ushqim punonjësve gjatë një aktiviteti të organizuar në selinë e aleancës në Bruksel, me rastin e kremtimeve të 70-vjetorit të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi Stoltenberg mbajti fjalim në aktivitetin e organizuar në seksionin Agora në selinë e NATO-s, ka veshur përparësen dhe ka filluar të shërbejë me ushqim.

Sekretarin e Përgjithshëm e kanë shoqëruar gjithashtu edhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana, si dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Tacan Ildem.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në deklaratën për AA, tregoi se aktivitetin e kanë organizuar për të falënderuar të gjithë punonjësit “për punët e mrekullueshme që i kanë bërë” në kuadër të kremtimeve të 70-vjetorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme