Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo ka folur në një konferencë për shtyp, ku tha se agresioni rus i Ukrainës ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë.
Dhe sipas BBC, ai vlerëson se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë gati për këtë realitet të ri.
Ndryshe, nesër udhëheqësit e NATO-s do të fillojnë të diskutojnë masat konkrete për të përforcuar sigurinë në një afat më të gjatë, thotë Stoltenberg.
Në tokë, këto masa mund të përfshijnë “thelbësisht më shumë forca” në pjesën lindore të aleancës, thotë ai, në një gjendje më të lartë gatishmërie.
Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike, ka shtuar shefi i NATO-s.
Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para të tjera dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...