Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas situatës së krijuar në kryeqytetin afgan, Kabul, tha ka biseduar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe me shtetet e tjera si Kanadaja, Danimarka e Holanda.
“NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet”, shkroi Stoltenberg në Twitter.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë tërhequr stafin civil nga ambasada e tyre në Kabul për shkak se tashmë talibanët e kanë marrë në kontroll qytetin.
Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur se ka pranuar kërkesën e ShBA-ve që në Kosovë të strehohen civilët afganë për një kohë derisa të njëjtëve tu bëhen gati dokumentet e emigracionin për në Amerikë./KK/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...