Google ADS

Stoltenberg: NATO nuk do të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë

12:09 | 6 Qershor 2024
K.B

“NATO nuk ka ndërmend të vendosë forca në Ukrainë”. Kështu deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, duke theksuar fokusin për të krijuar një kornizë më të fortë mbështetjeje për Ukrainën.

“Ne jemi duke u fokusuar në mënyrën se si mund të krijojmë një kornizë më të fortë mbështetjeje, me kornizën e institucionalizuar për Ukrainën, dhe si të vendosim dhe biem dakord për një angazhim financiar afatgjatë për të siguruar që ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, komentoi lideri i NATO-s në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Alexander Stubb në Helsinki.

Ai shtoi se nuk sheh asjë rrezik të një sulmi të afërt kundër ndonjë vendi të aleancës.

“Ne nuk shohim asnjë rrezik të një sulmi të afërt kundër ndonjë aleati të NATO-s. Kjo ide se ka një lloj numërimi mbrapsht për luftën e ardhshme është e gabuar. NATO është këtu për të parandaluar që kjo të ndodhë, ne e kemi bërë këtë për 75 vjet.“, shtoi shefi i aleancës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme