NATO nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë me Rusinë, as nuk kërkon një garë të re të armëve, por aleanca transatlantike nuk mund të jetë “naive” ndaj rreziqeve që paraqet Rusia, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një sesion të përbashkët në Kongresin amerikan, zyrtari i lartë i NATO-s i bëri thirrje Moskës të kthehet në pajtim me traktatin kyç të raketave balistike që synon parandalimin e luftës bërthamore në Evropë.
Stoltenberg tha se pavarësisht thirrjeve të përsëritura në drejtim të Rusisë që të kthehet në pajtueshmëri me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), “Rusia nuk ka ndërmarrë hapa për ta bërë këtë dhe koha po mbaron”.
Presidenti i amerikan, Donald Trump, ka njoftuar tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja INF në muajin shkurt, duke cituar si arsyetim shkeljet e Rusisë të marrëveshjes dhe duke iniciuar një afat gjashtëmujor për Moskën për t’u kthyer në pajtim ose për t’u përballur zyrtarisht me largimin e SHBA-së.
Shkeljet e Rusisë, tha Stoltenberg, paraqesin rreziqe akute për Evropën, ndërsa raketat e reja që Rusia ka vendosur në Evropë “janë të lëvizshme, të vështira për t’u zbuluar, të afta për pajisje bërthamore, ulin kohën e alarmimit në disa minuta dhe zvogëlojnë pragun për përdorimin e armëve bërthamore në një konflikt të armatosur”.
“Nuk ka raketa të reja amerikane në Evropë, por ka raketa të reja ruse”, tha ai.
“Një marrëveshje që respektohet vetëm nga njëra anë nuk do të na mbajë të sigurtë”, shtoi shefi i NATO-s.
Rusia ka mohuar të mos ketë qenë në përputhje me dispozitat e INF-së. Por Uashingtoni dhe aleatët e saj të NATO-s kanë përmendur zhvillimin e raketave lundruese Novator 9M729, të njohura brenda NATO-s edhe si SSC-8.
Marrëveshja INF ndalon Uashingtonin dhe Moskën nga zhvillimi, prodhimi dhe vendosja e raketave të reja balistike të bazuara në tokë me rreze veprimi midis 500 dhe 5.500 kilometrash.
Trump ka lënë derën hapur që SHBA të ngelet në marrëveshje nëse Rusia kthehet në pajtueshmëri duke shkatërruar të gjitha raketat, lançuesit dhe pajisjet e tjera relevante. Megjithatë, Rusia nuk ka treguar shenja për ta bërë një hap të tillë, por, përkundrazi, presidenti Vladimir Putin ka pezulluar pjesëmarrjen ruse në marrëveshje.
“Ne do të jemi të matur dhe koordinuar. NATO gjithmonë do të marrë hapat e nevojshëm për të siguruar parandalim të besueshëm dhe efektiv”, tha Stoltenberg.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...