NATO duhet të përgatitet për një botë me më shumë raketa ruse, edhe pse Aleanca po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen mbi armët bërthamore (INF) dhe të parandalojë një garë të re të armëve bërthamore.
Kështu tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rifillojë pajtueshmërinë me marrëveshjen e INF-së. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi gati për botën pa një marrëveshje INF dhe me më shumë raketa ruse “, tha Stoltenberg në Sofje pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm bullgar, Bojko Borisov.
Në fillim të shkurtit, Uashingtoni njoftoi tërheqjen e saj nga Marrëveshja INF, të arritur në vitin 1987 pas Luftës së Ftohtë, në mënyrë që të zvogëlonte rreziqet e një konflikti të madh. Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për shkeljen e kësaj marrëveshjeje.
Nga ana tjetër, Moska zyrtare gjithashtu pezulloi pjesëmarrjen e saj në ujdi, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “akuza fiktive” dhe njoftoi se do t’i jepte dy vjet kohë për të zhvilluar raketa të reja.
“Kjo marrëveshje ka qenë e pashmangshme për dekada të tëra për të kontrolluar armë. NATO nuk dëshiron një Luftë të Re të Ftohtë, ne nuk duam një garë të re armësh”, tha Stoltenberg.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë