Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca është e angazhuar për të forcuar më tej mekanizmin e de-konfliktit midis Turqisë dhe Greqisë për të lehtësuar tensionet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke theksuar se aleanca prej 30 vendeve anëtare ndihmoi në krijimin e një lidhje direkte midis dy vendeve, Stoltenberg tha se, “Jam i angazhuar për forcimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi për të ndërtuar masa më gjithëpërfshirëse të ndërtimit të besimit”.
Ai theksoi se NATO është e gatshme për të lehtësuar tensionin dhe shtoi se ata mbështesin iniciativat e drejtuara nga gjermanët për të zgjidhur krizën.
Marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje, anëtare të NATO-s, kanë qenë të tensionuara pasi Athina ka kundërshtuar që Ankara të dërgojë anijet e saj të shpimit në Mesdheun Lindor për kërkimin e energjisë.
Stoltenberg foli në një konferencë për media në Bruksel pas ditës së parë të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku diskutuan disa çështje, përfshirë projektin NATO 2030, shtimin ushtarak të Rusisë, ngritjen e Kinës dhe misionin e NATO-s në Afganistan.
Duke folur mbi procesin e paqes në Afganistan dhe vendimin e SHBA-ve për të tërhequr trupat, Stoltenberg tha se, “Ministrat e bënë të qartë se të gjithë aleatët mbeten të përkushtuar ndaj misionit dhe mbështetjes së forcave afgane të sigurisë në luftën kundër terrorizmit”.
Ai tha se NATO përballet me një dilemë nëse do të qëndrojë ose do të largohet nga Afganistani.
“Nëse qëndrojmë, ne rrezikojmë të vazhdojmë të luftojmë një angazhim edhe më afatgjatë. Nëse largohemi, ne rrezikojmë Afganistanin, përsëri, duke u bërë një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtar. Ka një çmim për të qëndruar më gjatë, por po ashtu ka një çmim për t’u larguar shpejt”, tha Stoltenberg.
Shefi i NATO-s tha se në muajin shkurt pret një vendim përfundimtar në lidhje me këtë.
Komentet e tij vijnë përderisa në Doha të Katarit po zhvillohen bisedimet e paqes midis Kabulit dhe talebanëve për të hartuar një hartë politike të Afganistanit të pas-luftës.
Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me kryengritësit në muajin shkurt, SHBA u zotua se do të tërheq forcat e huaja nga Afganistani deri në korrik të vitit 2021.
Presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet e 3 nëntorit nga rivali tij demokrat, Joe Biden, ka njoftuar se trupat amerikane në Afganistan do të reduktohen në 2.500 para 20 janarit kur ai duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
NATO aktualisht ka më pak se 12 mijë trupa nga kombe të ndryshme në Afganistan, prej të cilëve rreth 4.500 janë ushtarë amerikanë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...