Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO vazhdimisht do të vlerësojë nëse prania e saj në rajonin e Detit të Zi duhet të përshtatet në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Kiril Petkov, pas takimit të tyre të parë, Stoltenberg tha se NATO ndoqi nga afër rritjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe rreth saj.
“Ne do të përgjigjemi në një mënyrë të vendosur për t’i dhënë fund përkeqësimit të mjedisit tonë të sigurisë, përfshirë forcimin e qëndrimit tonë të mbrojtjes kolektive”, theksoi Stoltenberg, duke përsëritur se agresioni i mëtejshëm kundër Ukrainës do të përfshinte pasoja të rënda për Rusinë.
Ai theksoi se NATO nuk sheh një kërcënim të afërt kundër asnjë anëtari të aleancës, por sheh “tensione të rritura dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë aleatët e NATO-s, veçanërisht për aleatët në rajonin e Detit të Zi”.
Stoltenberg shpjegoi se që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga Rusia dhe ndërhyrja në Ukrainën lindore, “NATO ka zbatuar përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive në një gjeneratë” duke trefishuar madhësinë e forcave të reagimit të shpejtë të NATO-s në Poloni dhe në vendet baltike, si dhe duke rritur praninë në rajonin e Detit të Zi me patrullimet e marinës dhe policisë ajrore.
“Ne vazhdimisht do të vlerësojmë nevojën për të përshtatur më tej qëndrimin tonë, praninë tonë, edhe në juglindje të rajonit, sepse duhet të jemi të sigurt se ne gjithmonë mund të mbrohemi të gjithë kundër çdo kërcënimeve dhe tensioneve të shtuara”, theksoi ai.
Petkov, nga ana tjetër, tha se Bullgaria është plotësisht në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, por shtoi se besojnë se “gjithmonë qasja diplomatike dhe paqësore ndaj konflikteve të mundshme është mënyra më e mirë për të ecur përpara”.
Në vitin 2014, Rusia filloi të mbështesë forcat separatiste në Ukrainën lindore kundër qeverisë qendrore, një politikë të cilët e ka drejtuar gjatë shtatë viteve të fundit.
Për herë të dytë këtë vit, muajin e kaluar Moska përqendroi trupa të konsiderueshme ushtarake brenda dhe rreth Ukrainës.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...