Rusia ka shkeluar aktin themelues të NATO-s me pushtimin e saj në Ukrainë, sipas Jens Stoltenberg. Sipas kushteve të aktit themelues, të nënshkruar në Paris në maj 1997, marrëveshja nënkuptonte ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në zonën euro-atlantike, sipas BBC.
Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se marrëveshja e vitit 1997 nuk kufizon aftësinë e NATO-s për të rritur praninë e saj në Europën Lindore.
Aleanca ushtarake është zotuar të mbrojë territorin e të gjithë anëtarëve të saj, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon në muajin e katërt./arbresh.info/
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar