Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dëbimi i tetë diplomatëve rusë të akredituar në NATO ka ardhur si përgjigje ndaj rritjes së “aktiviteteve dashakeqe” të Moskës.
Më herët Kremlini paralajmëroi se ky vendimi i zbeh puthuajse plotësisht shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve.
Më 6 tetor NATO-ja njoftoi se zyrtarët rusë do të ndalohen nga qasja në selinë e organizatës në Bruksel duke filluar nga fundi i muajit.
Sipas NATO-s, këta zyrtarë rusë, ishin anëtarë të padeklaruar të shërbimeve të inteligjencës ruse.
Aleanca siç raporton REL, githashtu mori vendim të përgjysmojë numrin e personelit rusë që mund të akreditohet nga 20 në 10.
“Prej kohësh kemi parë një rritje të aktivistetit dashakeqës rus dhe kjo është arsyeja që duhet të jemi vigjilent. Vendimi nuk ndërlidhet me ndonjë ngjarje të veçantë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.
Shefi i NATO-s përmendi nivelin e ulët të raporteve mes aleancës dhe Rusisë, duke potencuar “veprimet agresive” të Rusisë kundër Ukrainës dhe “rritjen e kapaciteteve ushtarake” si dhe shkeljen e marrëveshjeve për kontrollin e armëve.
Qëkur Rusia e aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë më 2014 kontaktet e NATO-s me Moskën kanë qenë të kufizuara. Lufta mes separatistëve pro-rus dhe forcave ukrainase po vazhdon sot e kësaj dite.
Aleanca ushtarake perëndimore është gjithashtu e shqetësuar me aktivitetet bërthamore të Rusisë si dhe ndërhyrjet në hapësirën ajrore të NATO-s.
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...
Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar n...
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të...
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trude...
Milaimi dhe Olta replikojnë me kunja ndaj njëri-tjetrit