Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje që të thyejnë mbrojtjen ruse dhe kanë bërë përparim në kundërofensivën e tyre ndaj trupave të Moskës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, tha Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian.
“Këto janë luftime të ashpra, të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë vijën e mbrojtjes së forcave ruse dhe po lëvizin përpara”.
Në ditët e fundit, Ukraina ka pretenduar se ka thyer vijat mbrojtëse të Rusisë gjatë kundërofensivës në jug të shtetit.
Ukraina ka pranuar dërgesa me armë perëndimore nga shtetet e NATO-s, përfshirë tanke luftarake dhe makina të blinduara për ta ndihmuar atë në luftime.
Por, Kievi e ka pranuar se kundërofensiva e nisur para tre muajsh ka qenë më e ngadalshme sesa ka shprehur fillimisht.
Trupat ukrainase raportohet se kanë intensifikuar sulmet në shkallë më të vogël, pasi sulmet në shkallë më të gjerë kanë hasur në vështirësi për shkak të minave tokësore të vendosura nga rusët.
Pushtimi rus i Ukrainës ka rigjallëruar aleancën ushtarake të NATO-s, e cila ka shtuar numrin e forcave të saj në krahun lindor./rel
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...