Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kthimi i Donald Trump si president i SHBA-së do ta sfidojë aleancën që të “përshpejtojë dhe të provojë se janë partnerë të vërtetë”.
Trump ka akuzuar më parë disa aleatë të NATO-s për përfitime nga garancia e parimeve të mbrojtjes kolektive të aleancës.
Gjithashtu, ai ka kërcënuar më parë se do të nxjerrë SHBA-në nga NATO dhe ka kritikuar sasinë e parave që SHBA-ja po dërgon për të mbështetur Ukrainën, në krahasim me anëtarët e tjerë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Stoltenberg, i cili do të bëhet kryesuesi i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut vitin e ardhshëm, tha se skepticizmi i Trumpit për strategjinë e NATO-s në mbështetjen e Ukrainës “mund të përmbajë gjithashtu një grimcë të së vërtetës”.
“SHBA-ja dhe Evropa i kanë ofruar Ukrainës mbështetje të konsiderueshme, por në fund të ditës, të pamjaftueshme ushtarake – e mjaftueshme për të mbijetuar, por jo aq sa për ta çuar luftën në fund me kushte të favorshme”, tha Stoltenberg.
“Nëse Evropa përmbush pjesën e saj të marrëveshjes, unë jam i bindur se administrata e re e SHBA-së do të përmbushë të sajën”, shtoi ai.
Ndër tjera, Stoltenberg tha se ai vendosi një “marrëdhënie të mirë dhe të besueshme pune” me Trumpin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...