Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se drita jeshile e dhënë nga parlamenti rus për përdorimin e forcave ruse jashtë vendit në mënyrë të përkryer përputhet me strategjinë që Moska ka përdorur deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media pas një takimit të jashtëzakonshëm të Komisionit NATO-Ukrainë, Stoltenberg tha se vendimi i sotëm i Këshillit të Federatës Ruse që autorizon dislokimin e forcave të armatosura jashtë vendit “përforcon atë model vendimesh dhe veprimesh nga Rusia gjatë dy muajve të fundit, që ka çuar në momentin më të rrezikshëm për sigurinë tonë në dekada”.
Stoltenberg përsëriti se “të gjitha shenjat tregojnë se Rusia vazhdon të planifikojë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës”, si dhe përmendi rritjet e vazhdueshme ushtarake, provokimet në rajonin lindor Donbas të dominuar nga separatistët, si dhe operacionet e ndryshme me “flamur të rremë”.
Ai theksoi se Rusia ka grumbulluar mbi 15 mijë trupa dhe pajisje të rënda brenda dhe rreth Ukrainës dhe se këto “forca largohen nga kampet dhe janë në formacione luftarake të gatshme për të sulmuar”.
“Ajo që shohim është një pushtim i mëtejshëm i një vendi që tashmë është pushtuar”, tha Stoltenberg, duke dënuar njohjen nga Rusia të rajoneve separatiste Luhansk dhe Donetsk.
Në të njëjtën kohë, theksoi ai, “nuk është kurrë vonë për të mos sulmuar”. Ai i bëri thirrje Rusisë që të përfshihet në bisedime për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin.
Pas një fjalimi mbrëmë vonë ku Rusia njohu si të pavarura rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore, Putin njoftoi se Rusia do të dërgojë trupa në ato zona të “ruajtur paqen”.
Njoftimet tërhoqën një kritikë të gjerë globale, duke theksuar se kjo masë shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ligjin ndërkombëtar, me vendet perëndimore që u zotuan se do të vendosin sanksione të reja.
Në vitin 2014, pasi pushtoi Gadishullin e Krimesë së Ukrainës, Moska filloi të mbështesë forcat separatiste në Ukrainën lindore kundër qeverisë qendrore, një politikë që ajo e ka vazhduar gjatë shtatë viteve të fundit. Konflikti, sipas vlerësimeve të OKB-së, ka marrë jetën e më shumë se 13 mijë personave.
Lëvizjet e fundit të presidentit Putin pasojnë pasi Rusia grumbulloi mbi 100 mijë trupa dhe pajisje të rënda brenda dhe përreth Ukrainës, me SHBA-në dhe vendet perëndimore që e akuzojnë se ka krijuar terren për një pushtim.
Rusia ka mohuar se po përgatit një pushtim dhe pretendon se vendet perëndimore minuan sigurinë e saj përmes zgjerimit të NATO-s drejt kufijve të saj.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...