Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ai priste ratifikimin e shpejtë të anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake, sipas The Guardian.
“Ne do të marrim një vendim në samit për të ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtare,”u tha ai gazetarëve në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid. Rikujtojmë se të dy vendet aplikuan për anëtarësim në aleancë në mesin e majit.
“Pas ftesës, ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente. Kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por gjithashtu pres që procedurat të përfundojnë sa më shumë shpejt, pasi aleatët janë gjithashtutë gatshëm të përpiqen për përshpejtimin e procesit”, theksoi Stoltenberg./arbresh.info/
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...