Google ADS

Stoltenberg: Aleanca mbështet ruajtjen e paqes në Ballkan

00:47 | 14 Mars 2017
Trina Galanxhi

‘NATO e ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor’. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në një fjalim ku prezantoi raportin vjetor për vitin që lamë pas. Ai përshëndeti ndër të tjera proçesin e antarësimit të Malit të Zi.

Sa i përket aspektin global, Stoltenberg nënvizoi se NATO tashmë ka aftësi për t’u përballur një botë, që sic u shpreh ai, është gjithnjë e më e rrezikshme.

Në raportin vjetor të NATO-s për vitin që lamë pas, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka folur edhe për situatën në Ballkan Perëndimor, duke deklaruar se organizmi trans-atlantik ka ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe se do të vijojë të luajë të njëjtin rol edhe në të ardhmen.

“NATO ka ndihmuar në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 20 vite. Ne do të vijojmë të jemi garantues të stabilitetit në këtë rajon, pasi diçka e tillë është e rëndësishme edhe për vetë sigurinë tonë. Gjithashtu, do të vazhdojmë të përkrahim përpjekjet e integrimit të Ballkanit Perëndimor në organizmat euro-atlantike.”

Stoltenberg u ndal veçanërisht tek situata e Malit të Zi, teksa përshëndeti përpjekjet e shtetit fqinj për t’iu bashkuar Aleancës.

Ai tha se 25 aleatë e kanë ratifikuar protokollin e antarësimit për Malin e Zi dhe se ky vend do të bëhet shumë shpejt anëtari i 29-të i NATO-s.

Sa i përket spektrit global, Sekretari i Përgjithshëm deklaroi se NATO ka shënuar një rritje progresive dhe është forcuar edhe më shumë në vitin që lamë pas, aspekte që shtojnë aftësitë e Aleancës për t’u përballur me një botë që siç e quajti është gjithnjë e më e rrezikshme.

Stoltenberg përshëndeti kundërpërgjigjet që i janë dhënë vazhdimisht Rusisë, teksa kërkoi gjithashtu uljen e tensioneve mes Holandës dhe Turqisë, pas ngjarjeve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme