Ekupiazhi i fluturimit në avionin rus që u kaplua nga zjarri gjatë një aterrimi emergjent në Moskë po merr lëvdata post mortore pas akteve heroike të tyre që shpëtuan pasagjerët. Një stjuardesë madje u kaplua nga zjarri duke u munduar që të shpëtojë ata që ishin në bord, shkruan agjenicia amerikane e lajmeve Fox News.
Ministri rus i transportit Yevgeny Dietrich tha të hënën që punëtorët e emergjencës kanë nxjerrë 41 trupat e viktimave nga rrënojat e Aeroflot SSJ100 që mbante 78 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Avioni aterroi keq në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Moskës Sheremetyevo. Avioni i cili ishte nisur për Murmansk ishte kthyer pas nisjes shkaku i disa problemeve ende të panjohura.
Ndër të vdekurit ishin edhe ndihmës piloti Maxim Moiseev. Ai ndodhej në kokën e aeroplanit teksa aterroi dhe qëndroi brenda dersa aeroplani po kaplohej nga zjarri.
“Ai po mundohej të hapte derën e daljes shpejt që pasagjerët të evakuhoeshin. Ai nuk pati sukses dhe filloi menjëherë të ndhmonte njerëzit që të dilin”, thotë një burim brenda aeroportit.
Ai qëndroi aty duke u munduar që të shpëtonte të gjithë.
Një tjetër anëtar i fluturimit, Tatyana Kasatkina, i tha agjencisë së lajmeve Lenta se ata që ishin në bord kishin vetëm disa sekonda për të ikur në aeroplan, dhe ajo kapi pasagjerët nga jakatë e tyre për t’i hedhur poshtë shirat e shpëtimit.
“Njerëzit duke filluar të dalin nga vendet e tyre dhe duke e bërë për dalje, ndërsa avioni po udhëtonte ende me shpejtësi të lartë, ata po telefononin të afërmit, duke bërtitur se avioni po digjej dhe po binte.”, tha ajo.
Një i mbijetuar vlerësoi ndihmësit e aeroplanit që ndihmuan atë dhe të tjerët.
“Ishte errësirë dhe kishte gaz, temperaturë shumë të lartë. Ata ndihmuan njerëzit nga atje, i ndihmuan ata të zbrisnin,” tha Dmity Khlebnikov.
Videoja në televizionin ruse tregoi se fundi i aeroplanit duke shpërthyer në flakë dhe duke hedhur tym të zi, pasi bëri një ulje të vështirë natën e së dielës. Ata që shpëtuan kërcenin nga aeroplani poshtë slidës emergjente dhe u përplasën nëpër asfalt.
Shumica e atyre që vdiçën thuhet të kenë qenë të asfiksuar nga tymi.
Trupi hetues kryesor i Rusisë tha të hënën që të dy kutitë e zeza të aeroplanit janë rikuperuar nga aeroplani.
Piloti i linjës është cituar të ketë thënë se aeroplani ishte pa radio komunikuese pas një vetëtime. Avioni ishte nisur për Murmansk në një kohë me stuhi por shpejt u kthye për aterrim emergjent.
SSJ100 i njohur edhe si Superjet u cilësua që po e dërgonte industrinë ruse të aviacionit në një fazë të re. Autoriteti rus u aviacionit në vitin 2017 urdhëroi inspektimin e të gjithë këtyre avionëve në vend si shkak i problemeve.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës