Stilisti turk Barbaros Sansal, i cili jeton në Qipro, ka dhuruar 20 mijë euro për të mbështetur të prekurit nga zjarret në Greqi.
Protothema raporton se Sansal është një figurë shumë e njohur për moden turke por qeveria e Erdogan e ka konsideruar atë si të ‘padëshirueshëm’ për Turqinë pasi në 2017 stilisti kishte postuar një status në rrjete sociale ku kritikonte qeverinë turke duke thënë: “Nuk ka shtet ligjor, nuk ka demokraci, nuk ka më liri në Turqi”.
Më pas u dërgua në Stamboll, ku u sulmua në eroport dhe më pas u burgos për tre muaj në Turqi ku qëndroi 56 ditë. Ai nuk hëngri gjatë këtyre ditëve në burg sepse kishte frikë se mund të përpiqeshin ta helmonin.
Ai ka vendosur ti ofrojë ndihmë qeverisë greke për zjarret dhe me anë të një statusi në Twitter është shprehur në mënyrë ironike se Turqia është një vend i pasur dhe ska nevojë për ndihma.
“Duke qenë se Turqia është shumë e pasur dhe e fortë, për shkak të zjarreve vendosa të dhuroj 20,000 euro për organizatat greke. “Fut dorën në xhep” , shkroi ai në mënyrë specifike, me dhjetëra komente pozitive dhe negative pas postimit të tij.
Greqi adhe Turqia janë përfshirë prej javësh nga zjarret të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Në Greqi janë shënuar deri tani 2 viktima nga zjarret ndërsa në Turqi 8 viktima ndërsa janë shkrumbuar mijëra hektarë tokë e qindra shtëpi./javanews/
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...