Ish-ministri i Jashëm britanik, Boris Johnson ka kryer bisedime sekrete me ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, pas dorëheqjes së tij për shkak të Brexit.
Johnson ka pasur komunikim të fshehtë me aktivistin amerikan pas zërave se ai ende po mendon të sfidojë kryeministren Theresa May për planet e saj në lidhje me Brexit.
Të dy njihen që nga koha kur Johnson ishte ministër i jashtëm ndërsa Bannon ishte këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Mendohet se janë takuar kur Bannon vizitoi Londrën kohët e fundit.
Burime pranë Bannon gjatë udhëtimit të tij thanë për BuzzFeed se ‘me siguri që nuk folën për rezultatet e kriketit’.
Zëdhënësi i Johnson refuzoi të komentonte për lajmin.
Ish-ministri i sulmoi sërish planet e kryeministres sot, duke i cilësuar si të paaplikueshëm.
Ai tha se plani i zonjës May do ta linte Mbretërinë e Bashkuar me një ‘status kolonial vasaliteti’ kundrejt Bashkimit Evropian.
Bannon, i cili thuhet se po planifikon të ngrejë një zyrë në Bruksel për të sjellë në Evropë brandin e populizmit të Donald Trump, e ka lavdëruar disa herë Johnsonin gjatë vizitës në Britani javën e kaluar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...