Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan: Kujdes me Sorosin

01:00 | 13 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Strategu amerikan, Steve Bannon, komentoi në Çim Peka LIVE një nga çështjet më të nxehta që ka prekur edhe Shqipërinë: mundësinë që Departamenti i Shtetit të jetë nën kontrollin e George Soros. Bannon tha se shqiptarët duhet të bëjnë kujdes nga Soros. Ai shpjegoi edhe lidhjen e tij me shqiptarët.

  1. Z. Bannon. A është DASH ende nën kontrollin e Klintonëve dhe Sorosit, më qartë a ka dështuar DASH të ofrojë një axhendë Trump në Ballkan?

– Shiko, mund ta vëresh që nga procedura e shkarkimit. Mike Pompeo është koleg dhe mik dhe mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer. Dhe njerëz si Rik Grenell, e sheh këtë tek marrëveshja e Kosovës, ka bërë një punë të shkëlqyer, por është e qartë se i gjithë Departamenti i Shtetit nuk është tërësisht nën kontrollin e administratës Trump. E patë, procedura e shkarkimit u prodhua nga Aparati i Sigurisë Kombëtare, nga elementë të Departamentit të Shtetit. E shihni sa gjëra do të kishte realizuar presidenti Trump, po të mos ishte për disa njerëz në Departamentin e Shtetit. Dhe shiko, unë nuk besoj në teori konspiracioni, nuk besoj në ‘deep state’, dhe e them e kemi përpara syve. Dhe s’ka asgjë të thellë rreth kësaj, nuk ka konspiracione. Por nuk ka as dhe koincidenca.

Pra, jo. Ajo çfarë i them njerëzve, ku George Soros është i përfshirë, Soros po kërkon dy gjëra: më shumë përfitime për veten e tij, dhe më shumë pushtet për veten e tij. Dhe prandaj i vë paratë e tij në situata ku mund të bëjë më shumë para për veten e tij. Dhe nëse George Soros hedh para në një institut dhe George Soros mbështet gjëra në Shqipëri në mënyrë aktive, qytetarët e Shqipërisë duhet të shikojnë fort këtë gjë, sepse Soros ka një rekord historik nëpër botë për përfitime për vete, dhe pushtet më shumë për George Soros dhe për miqtë e tij. Kështu që unë do ta shikoja më shumë vëmendje këtë. – Për koincidencë, ose konspiracion, përfaqësuesit e DASH në Tiranë, kanë mbajtur të njëjtit qëndrim që ka mbajtur George Soros.

– Shiko, mendoj se në mbrojtje të presidentit Trump këtu, i cili do që populli shqiptar të prosperojë, dhe të kenë kontroll mbi vendin e tyre, mbështetje në forcat e vete, dhe vetëvendosje, e di që presidenti Trump nuk është mbështetës i socializmit, më beso. Nuk mendoj se ka patur një president, që nga Ronald Regan, i cili ka mbështetur kapitalizmin dhe njerëzve që besojnë në kapitalizëm. Por besoj se veçanërisht në Ballkan, duke patur parasysh se çfarë ka ndodhur, rrëmuja që është lënë që nga vitet ’90. Mos harro, presidenti Trump nuk ka trashëguar gjë tjetër, përveçse kaosit.

Të gjitha problemet që administrata Clinton la pa zgjidhur, të gjitha problemet, që administrata Bush ja trashëgoi atij në Irak dhe Afganistan, dhe në Lindjen e Mesme, dhe problemin më të madh që është ngritja e Partisë Komuniste Kineze, e financuar nga ‘Uall Street’. Mos harro, ishin paratë e të mjerëve, kapitali i të mjerëve që ka financuar ngritjen e Partisë Komuniste Kineze, sepse ishte teknologjia jonë, e cila u vodh, ose ju dha. Presidenti Trump trashëgoi të gjithë këtë. Ishte rënia e kontrolluar e vendit tonë arsyeja që presidenti Trump është president. Dhe ju desh të përballej me të gjitha këto probleme. Mendoj se ishte Richard Grennell, i cili u përpoq të adresojë çështjen e Kosovës fillimisht nëpërmjet përmirësimit të ekonomisë në rajon. Shiko, presidenti Trump është mik i madh i popullit shqiptar. Sapo mbarova një bisedë me komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, i cili do të jetë kyç për fitoren e tij. Familja ime është prekur personalisht në Uest Point nga Alma Kabashi, një shqiptaro-amerikane, e cila është një nga trajneret më të mira në Amerike. Ajo rekrutoi vajzën time në Uest Point, e bëri atë një nga volejbollistet më të mira në vend. Vajza ime prej aty u bë një nga kapitenet më të mira të forcave ajrore dhe ka shërbyer në Irak gjatë luftës. Komuniteti shqiptar është shumë influencial në Amerikë, dhe presidenti Trump është një mbështetës i madh. Nuk ka mbështetës më të madh i kapitalizmit të tregut të lirë sesa Mike Pompeo, Donald Trump dhe njerëz si ambasadori Grenell.

A është kontaktuar nga Rama? Bannon: Nuk merrem me socialistë e komunistë – Z. Bannon, kam mësuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka tentuar të ju kontaktojë disa herë, jo njëherë, të kontaktojë personalisht me ju nëpërmjet lobuesve në Uashington. E pohoni dhe nëse po, çfarë ka dalë nga kontaktet.

– Së pari unë nuk flas kurrë se kush mundohet të më kontaktojë mua, por dua të them se shumica e liderëve politikë nëpër botë përpiqen të më kontaktojnë mua, dhe nuk dua ta zbuloj. Por duhet të supozosh se unë nuk merrem me socialistë dhe nuk merrem me komunistë. Unë jam katolik, besoj në lirinë e fesë, në liritë si kapitalizmi, dhe fokusi im kryesor ka qenë kundër Partisë Komuniste Kineze e cila besoj së është pararoja e të keqes në botë sot, sepse janë partnerë biznesi me Soros, partnerë biznesi me partinë e Davos-it, partnerë biznesi me të gjitha korporatat multinacionale, dhe financierët e Uall Street, qytetit të Londrës, pra, nuk dua ta bëj publike, por njerëzit duhet të kuptojnë se jam në anën e drejtë. – Edi Rama është një socialist dhe komunist në gjykimin tuaj .. – Nuk dua të them se është komunist, por besoj, nuk dua ta nënçmoj shumë, por kohë më parë besoj se ai ka folur publikisht mbi vlerat e komunizmit dhe të Rusisë nën komunizëm. Besoj se të shkuarën ai ka folur për vlerat e Rusisë nën komunizëm. Ka folur për vlerat e komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Dhe duket së është socialist, kështu që unë nuk mbështes regjimet socialiste, nuk mbështes socializmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se socializmi është një pjerrtësi e rrëshqitshme në komunizëm, dhe e mendoj komunizmin gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Unë jam populist. Unë vij nga një familje punëtorësh në Amerikë, dhe thjesht kam qenë me fat që të futem në Marinë, të shkoj në Harvard, në Uall Street, të punoj për Goldman Sachs, por unë besoj në kapitalizëm, besoj në liritë që vijnë me demokracinë dhe kapitalizmin, por unë jam një populist. Unë luftoj për njeriun e thjeshtë. Dhe mendoj se njeriu i thjeshtë merr pjesën më të keqe nën socializëm, mendoj se njeriu i thjeshtë është më i humburi në komunizëm, dhe duhet të shikohet rekordi im historik në lidhje me këtë. Pse shqiptarët duhet të votojnë Trump!

– Z. Bannon, pse duhet që shqiptarët të votojnë Donald Trump?

– Mendoj se është e thjeshtë. Presidenti Trump mbështet ekonominë e atyre që përpiqen. Ekonomia të cilën ka ndërtuar presidenti Trump mbështet familjet punëtore, klasën e mesme të ulët, ka rritur pagat, papunësi e ulët në nivele historike, rritje e nivelit të bursave duke përmirësuar fondet e pensioneve. Puna që ai ka bërë ka qenë mbështetja e familjeve punëtore, sipërmarrësit, kështu që komuniteti shqiptaro-amerikan është një kombinim i klasës punëtore dhe klasës së mesme. Për më tepër që presidenti Trump është shumë konservator në aspektin kulturor. Ai është mbështetës i madh i komuniteteve fetare, kur ky komunitet janë rabitë në komunitetin çifut, imamët për komunitetin mysliman, evangjelistët, komuniteti katolik, budistët, dhe presidenti Trump është në favor të lirisë fetare, dhe mendoj se demokratët janë marrë nën kontroll nga një koalicion radikalësh. Mendoj se Antifa është një shembull perfekt. Mos harro, unë vij nga një familje demokratësh, demokratë irlandezë, dhe demokratët i kanë braktisur njerëzit sepse mendoj se ata po shkojnë shumë shpejt drejt socializmit dhe marksizmit kulturor. Janë shumë kundër fesë, janë shumë kundër fjalës së lirë, dhe unë besoj së këto gjëra janë ato që e bëjnë vendin tonë këtë që është. Dhe besoj se shihet sot, shihet me komunitetin latin, shihet tek shume afro-amerikanë, veçanërisht nga familjet punëtore, dhe besoj se shihet një mbështetje e madhe nga komuniteti i emigrantëve dhe nga shqiptaro-amerikanët. – Pas arrestimit tënd, David Goldman, shkruajti: të lutem Steve më thuaj që nuk është e vërtetë. Unë si një adhurues i juaj nga Tirana, po ju them; të lutem Steve na thuaj që nuk është e vërtetë…

– Dëgjo. Është tërësisht nonsens. Le të kthehemi tek ajo çfarë thashë para pak minutash mbi teoritë e konspiracionit. Unë nuk besoj në teoritë e konspiracionit, por nuk ka koincidenca. Ata mbajtën aktakuzën për rreth 4 vite deri në ditën që unë mora përsipër fushatën e Trump. Ajo çka donin ata ishte që nuk donin që unë të përfshihem në fushatën e Trump në muajt e fundit, por ajo çfarë u shpëtoi atyre ishte se unë tashmë isha përfshirë në grupet jashtë fushatës dhe se nuk isha i interesuar të përfshihesha në fushatë. Unë kam punuar shumë që ata të mos mund të vjedhin zgjedhjet nga presidenti Trump, nëpërmjet votës me postë. Ky ka qenë fokusi im gjatë muajve të fundit. Ajo çfarë prokurorët nuk kanë shikuar, është se unë dhe kompania ime kemi pasur një kontratë 1 milion dollarëshe, një kontratë për të siguruar një numër të madh shërbimesh, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e ndërtimit të murit. Dhe ne kemi ndërtuar murin më të mirë që është ndërtuar ndonjëherë në kufirin jugor, që është muri që kemi ndërtuar në El Paso në Teksas. Kjo është tërësisht një goditje politike. Dhe kjo ka ndodhur me elementë të caktuar të së majtës radikale. Dhe shiko ironinë. Në përpjekje për të më mbyllur gojën, ata më rritën, shou im televizion është më i madh, unë kam akses në më shumë burime, jam më i përfshirë në rizgjedhjen e presidentit Trump, dhe ajo që do i vrasë atë ashtë se presidenti Trump do të fitojë.

Dhe kur të fitojë presidenti Trump, besoj se do të shikoni disa ndryshime në Departamentin e Drejtësisë. Mendoj se është shumë i inatosur me Departamentin e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm, u shpreh dy muaj pas padisë ndaj meje se një nga problemet me Departamentin e Drejtësisë janë këta asistent-prokurorët e rinj, dhe radikalët e majtë demokratë dhe gjuetia e tyre ndaj aleatëve politikë të presidentit Trump. Kjo është një nonsens i plotë. Një goditje politike. Diçka që e shohim që ndodh në Tusi. Por kjo nuk më ka ndaluar, përkundrazi më ka siguruar një platformë më të madhe. Prandaj po udhëtoj nëpër vend, në një tur mbarë kombëtar për t’u siguruar që nuk do t’ia vjedhin zgjedhjet presidentit Trump. Nëse mendojë se do të ma mbyllin gojën me një aktakuze pa peshë, ata do të përballen me gjera të tjera. Çdo ditë do tu jem para syve duke mbështetur presidentin Trump. Unë jam luftëtar dhe duhet shumë më shumë se kaq për të më mbyllur gojën.

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ A duhet të kenë frikë shqiptarët? – Z. Bannon, a duhet të kenë frikë shqiptarët e Kosovës, nga një marrëveshje definitive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e hartuar dhe firmosur në zyrën e presidentit Donald Trump?

– Mendoj se presidenti Trump dhe ambasadore Grenell nuk do të bëheshin pjesë të një marrëveshje që nuk do të ishte në interesin e të gjitha palëve. Kjo është mënyra e sjelljes së presidentit Trump. Të qenit një biznesmen dhe jo politikan. Ishte e qartë në Shtetet e Bashkuara se kjo marrëveshje me të drejtë do të fokusohet në zhvillimin politik, por asnjë nga media kryesore nuk donte të fliste për këtë. Nëse do të kishin qenë të këqija, nëse do të kishin pasur probleme, mediat do ta kishin groposur presidentin Trump, por ato nuk kanë folur fare për to. Si me rastin e marrëveshjeve Abrahams në Gjirin Persik në marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit. Çdo gjë që është me përfitim dhe që e bën presidenti Trump, ato nuk flasin. Lufta me Kinën, ideologjike! Shqipëria në mesin e saj – Si do të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Kinë rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA? – Shiko, Shqipëria është tamam në zemër të gjithë kësaj. Shiko se çfarë po ndodh me Partinë Komuniste Kineze, dhe me atë që quhet ‘një rrip, një rrugë’. Shqipëria është e rëndësishme për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik, burimet natyrore, dhe njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë. Dhe Partia Komuniste kineze e kupton. Ajo çfarë po përpiqen të bëjnë është se po përpiqen të konsolidojnë hapësirën euroaziatike, dhe po përpiqen të konsolidojnë hapësirën euroaziatike me partnerë si Pakistani, Irani, Turqia dhe Rusia. Dhe ata e shikojnë Shqipërinë dhe Ballkanin si një pjesë absolutisht qendrore sepse ajo është një urë tokësore midis Europës dhe Azisë, ka gjithashtu burime të mëdha natyrore dhe njerëz të shkëlqyer. Pra, ju po shikoni se Partia Komuniste kineze po përpiqet të futet dhe në thelb të skllavërojë popullin shqiptar, nëpërmjet strategjisë së të ashtuquajturës ‘East india companies’, ku blejnë elitat, dhe i japin vendit kredi për projektet e infrastrukturës pa interes, dhe pastaj i zhysin në borxhe dhe marrin nën kontroll financat e vendit. Pra, kjo betejë gjeostrategjike midis komunizmit ateist materialist dhe lirisë të cilën e përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, Australia, Europa Perëndimore, Kanadaja, India dhe kombe të tjera, po shpaloset edhe në Europën Lindore dhe veçanërisht në Ballkan dhe specifikisht në Shqipëri. Pra, është një luftë ideologjike, sepse kemi kaluar nëpërmjet kësaj gjatë shekullit të njëzetë. Shekulli i 20-të është shekulli më i përgjakshëm i njerëzimit. Arsyeja është sepse në kishim këtë betejën e madhe midis demokracisë dhe lirisë, dhe fashizmit, totalitarizmit dhe komunizmit, dhe kur them totalitarizmit, fashizmit dhe komunizmit, këto janë thjeshtë terma të bukur për gangsterizmin. Sepse, këto vende që drejtohen nga komunistët janë thjesht regjime gangsterësh. Kështu është edhe partia komuniste kinezë. Do të ketë një betejë të madhe, shtetet e bashkuara do ta fitojnë atë. Ju keni parë sesi kemi ndryshuar, sepse jemi fokusuar tek Partia Komuniste Kineze. Unë ndjehem krenar me faktin se kam qene pjesë e kësaj, jo vetëm duke rifokusuar fushatën tek Kina në 2016, por që kam ndihmuar qeverinë amerikane të rifokusohet nën presidentin Trump për tu fokusuar tek armiqtë. Jo tek Kina, nuk është populli kinez. Populli kinez është ndër popujt më të ndershëm dhe punëtorë në glob, por ata janë skllavëruar nga Partia Komuniste Kineze. Kina është një vend i madh. Por, është Partia Komuniste Kineze problemi. Dhe kjo do të jetë përpjekja përcaktuese për gjysmën e parë të shekullit të 21, dhe Shqipëria do të jetë mu në mes të të gjithë kësaj. Ja pse SHBA është në moment historik, Trump do fitojë sërish

-Zoti Bannon, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në SHBA, duke filluar me ngjitjen e në Presidencë të Donald J. Trump, në çfarë drejtimi do të shkojë Amerika?

– Mos harroni Hillary Clinton. Arsyeja që ne fituam në 2016 është sepse Clinton përfaqësonte rënien e kontrolluar të Shteteve të Bashkuara nga elitat tona për përfitim personal, dhe pikërisht kundër kësaj qëndroi Donald Trump. Ai ishte përçarës, ishte kundër establishmentit dhe kjo është arsyeja që në fund të ditës ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Ishin njerëzit e klasës punëtore, duke përfshirë demokratët, unë vij nga klasa punëtore demokratike, familje punëtorësh. Trump në fakt u soll në pushtet nga familjet punëtore dhe klasa e mesme e ulët. Dua të them se ai përfaqëson klasën punëtore në Amerikë. Dhe mos harroni, elitat në Ëall Street, elitat në qytetin e Londrës, elitat në Davos, në partinë e Davosit, korporatat ndërkombëtare dhe Partia Komuniste e Kinës, ata nuk i duan ata që quhen ‘të mjerët’, Hilary Clinton i pati quajtur ata ‘të mjerët’. Nuk duan që këta njerëz të ngenë zërin. Kështu që arsyeja që nga fillimi, ajo çfarë unë quaj ‘projekti i nulifikimit’, ishte anulimi i legjitimitet tërësor të fitores së Trump dhe presidencës së tij. Kjo nuk është vetëm për të mundur Donald Trump, kjo synon të shkatërrojë Donald Trump. Sepse duke shkatërruar Trump ata mendojnë se do të thyejnë këtë lëvizje popullore nacionaliste në Shtetet e Bashkuara. Dhe ata dështuan, dhe do të dështojnë përsëri me 3 nëntor. Prandaj ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e Shteteve të Bashkuara./syri/

 

Të ngjashme