Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të premten akuza ndaj Steve Bannon, një aleat i vjetër i ish presidentit amerikan, Donald Trump, për shpërfillje të Kongresit, pasi ai sfidoi një fletëthirrje të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kapitol.
Departamenti i Drejtësisë tha se Steve Bannon, 67 vjeç, akuzohet për refuzimin e paraqitjes për deponim dhe për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të fletëthirrjes së komisionit. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mund të dilte para gjykatës.
Aktakuza u ngrit pak pasi ish shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, kundërshtoi të premten një fletëthirrje të ngjashme nga komisioni. Kryetari i komisionit, ligjvënësi Mississippi, Bennie Thompson, tha se ai do të rekomandojë akuza për shpërfillje kundër zotit Meadosws javën e ardhshme.
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se akuza kundër zotit Bannon pasqyron “përkushtimin e palëkundur” të Departamentit të Drejtësisë për të siguruar që departamenti t’i përmbahet sundimit të ligjit.
Avokati i zotit Bannon nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi që kërkonte koment prej tij.
Kjo nuk është hera e parë që Steve Bannon përballet me ligjin. Në muajin gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua nën akuzat se së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij grabitën donatorët, duke u përpjekur të financonin një mur në kufirin jugor. Ish presidenti Trump më vonë e fali zotin Bannon në orët e fundit të presidencës së tij./VoA/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...