Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka kërkuar rregulla pragmatike në luftë kundër Coronës dhe u bëri thirrje qytetarëve për një akt bashkimi të fuqishëm në valën e tretë të Coronës. „Le të mbledhim forcat të gjithë, të dashur qytetarë të vendit! Le të nxjerrim në pah atë fuqi që kemi brenda”, tha Steinmeier në një fjalim televiziv të regjistruar. „Të mos zemërohemi vetëm me të tjerët dhe me ata që janë atje lart. Të mos themi gjithmonë atë që nuk bëhet, por atë që arrihet, nëse secili jep kontributin e tij.”
Për herë të dytë gjatë pandemisë, presidenti federal i drejtohet popullit në një fjalim televiziv jashtë radhe. Si rregull fjalimi i presidentit ofrohet vetëm në kohën e krishtlindjeve.
Krizë e besimit”
Steinmeier pranoi në fjalim, se ka një „krizë të besimit” në Gjermani dhe gabime të bëra në procesin për testimin, fushatën e vaksinimit dhe digjitalizimit. „Pas 13 muajsh nuk ndihmon më retorika e durimit. Të gjitha apelet për durim, arsye dhe disiplinë bëhen të shurdhëta në këto kohë të mundimshme.” Ai paralajmëroi me emergjencë nga grindjet politike për qëllime të caktuara. Federata dhe landet, partitë, koalicionet dhe sondazhet nuk duhet të luajnë rolin kryesor. „Ne kemi nevojë për qartësi dhe vendosmëri, kemi nevojë për rregulla pragmatike dhe të kuptueshme, që njerëzit të orientohen, me qëllim që ky vend të nxjerrë në pah atë fuqi që ka brenda”, kërkoi presidenti gjerman.
Steinmeier bën thirrje për vaksinim
Besimi në një demokraci bazohet në një „ujdi shumë të brishtë mes qytetarëve dhe shtetit të tyre. Ti shtet bën pjesën tënde, unë si qytetar timen”, paralajmëroi presidenti gjermane. Por në fund „besimi në demokraci nuk është gjë tjetër veçse ky – t‘i besojmë vetes sonë.” Për këtë ka shumë arsye, tha Steinmeier duke iu referuar vaksinave të zhvilluara në kohë të shkurtër. Unë i besoj të gjitha vaksinave të lejuara në Gjermani, theksoi Steinmeier, i cili të enjten u vaksinua me AstraZeneca. Vaksinimi është hapi kryesor për të dalë nga pandemia, tha presidenti gjerman, duke bërë thirrje për vaksinim.
Presidenti u përpoq të shpërndante shpresë në ditët e Pashkëve. Para disa muajsh pas valës së parë të Coronës, dëshironim me një ndjesi vetëkënaqësie të shihnim veten si kampionë të mundjes së pandemisë. „Sot përpiqemi kush e kush t’ia kalojë tjetrit me skenarë të errët.” „Pse duhet të jetë në Gjermani ose superlativi i gëzuar skajshmërisht ose i trishtuar thellësisht”. E vërteta është, se nuk jemi as kampionë të mundjes së pandemisë e as të dështuar plotësisht. „Ne kemi dyshime, por ne mundemi të bëjmë shumë. Tani varet tek ajo që mundemi të bëjmë, jo tek dyshimet. Presidenti apeloi : « Le të kemi besim tek ne dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin ! »/dw/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...