Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se Berlini dhe Uashingtoni “janë të vendosur” në mbështetjen e tyre për Ukrainën, pas një takimi me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.
“Presidenti Biden më siguroi sërish sot në bisedimet që patëm se ne mund të mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye ishte e rëndësishme për Presidentin Biden dhe për mua që të dërgojmë këtë sinjal së bashku sot. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, tha Presidenti gjerman.
Ky ishte takimi i parë midis Presidentit Steinmeier dhe homologut të tij amerikan Biden dhe erdhi mes shqetësimeve në rritje për qëndrueshmërinë e mbështetjes perëndimore për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Presidenti demokrat Biden po përballet me një kundërshtim në rritje nga republikanët e Kongresit ndaj përpjekjeve të tij për të vazhduar ndihmën për Ukrainën, në prag të fillimit të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesi më i madh i ndihmës ushtarake të Perëndimit për Kievin.
Ndërkohë në Gjermani, kancelari Olaf Scholz po i reziston thirrjeve në rritje për të furnizuar Ukrainën me raketa me vetëdrejtim “Taurus”, që shumë analistë thonë se i ngjajnë debatit të fundit mbi pajisjen e Ukrainës me tanket “Leopard”./voa
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...