Presidenti i ri gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në fjalimin e tij të parë si president ka paralajmëruar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se po rrezikon të shkatërrojë gjithçka që vendi i tij ka punuar në vitet e fundit dhe se po i dëmton marrëdhëniet me partnerët e tij.
“President Ergodan, tip o vë në rrezik gjithçka që ti, së bashku me të tjerët, keni ndërtuar”, ka thënë Steinmeier, duke shtuar se ai mirëpret shenja për përmirësimin e situatës.
Tensionet diplomatike mes Turqisë dhe Evropës, posaçërisht Gjermanisë dhe Holandës janë rritur. Kjo për faktin se autoritetet gjermane dhe holandeze kanë anuluar disa tubime politike të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e komunitetit turk për referendumin e prillit.
Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendum, për ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’ia rrisin kompetencat presidentit Erdogan.
Erdogan e ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë