Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi virtual të mbajtur nëpërmjet internetit të shtunën, me qëllimin për t’i dhënë fund luftimeve mes dy vendeve.
Kryeministri britanik tha gjatë takimit ku merrnin pjesë përgjithësisht udhëheqës evropianë se “herët apo vonë” Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedime për të arritur një armëpushim për konfliktin në vitin e tretë.
Në takim pati pjesëmarrje nga udhëheqës përgjithësisht evropianë, si dhe ata nga Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, por jo nga Shtetet e Bashkuara.
“Herët apo vonë, atij do t’i duhet të vijë në tavolinë”, tha zoti Starmer, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin, vendi i të cilit sulmoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.
Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje Moskës të pranojë një marrëveshje armëpushimi për të cilën ranë dakort delegacionet amerikane dhe ukrainase të mbledhura në Arabinë Saudite.
)
Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pati deklaruar se “topi është tashmë në fushën e Rusisë”.
Presidenti rus Putin tha se është dakort në parim me armëpushimin, por se Rusia ka ende disa kushte dhe pikëpyetje, të cilat duhet të trajtohen përpara se të pranohet marrëveshja.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sugjeroi se Presidenti Putin po vonon procesin dhe se ka paraqitur aq shumë parakushte sa që “nuk do të funksionojë asgjë”.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet ndaj gazit dhe naftës të Rusisë, si dhe ndaj sektorit të saj financiar.
Diskutimi i së shtunës mes udhëheqësve botërorë mund të trajtojë mbështetjen e ardhshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si dhe shqetësimet e ngritura nga zoti Zelenskyy për aspektet e sigurisë, në rastin se do të arrihet një marrëveshje paqeje. Presidenti ukrainas ishte ndër pjesëmarrësit e takimit virtual të së shtunës./voa
Tragjedia e Koçanit, 27 të lënduar transportohen në spitalet...
Fatkeqësia në Koçan, tre të mitur janë në mesin e viktimave
Amir Rrahmani lëndohet në barazimin e Napolit, në dyshim gru...
Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut
Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kre...
Tragjedia në Koçan, Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë ...