Kompania amerikanë Starbucks ka deklaruar se do të punësojë 2,500 refugjatë në Europë, si pjesë e një plani më të gjërë të punësimit në mbarë botën.
Në deklaratë thuhet se refugjatët do të punësohen në dyqanet e saj në Europë, duke filluar nga tetë vende gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa tani për tani ka filluar rekrutimi, transmeton portali arbresh.info
Plani për punësimin e refugjatëve u bë i ditur në janar, ndërsa më pas kompania u përball me një protestë në mediat sociale, ku u bë thirrje që të bojkotoheshin dyqanet e saj.
Stabucks këtë iniciativë do ta fillojë në Britani, Francë, Austri, Zvicër, Spanjë, Portugali, Gjermani dhe Hollandë.
Refugjatët do të përfaqësojnë rreth 8 për qind të më shumë se 30,000 njerëzve aktualisht të punësuar nga Starbucks në Europë.
Në BE prej vitit 2014 kanë hyrë rreth 1.7 milionë refugjatë dhe emigrantë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...