Një i dyshuar u arrestua dhe mbi 300 kilogramë heroinë u sekuestruan në një operacion në Stamboll, njoftuan burimet e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke vepruar në bazë të një informate, ekipet kundër lëndëve narkotike ndaluan një kamion në rrethin lindor të Stambollit, Tuzla, thanë burimet, duke kërkuar që të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.
Qentë nuhatës gjetën rreth 308 kilogramë heroinë në 600 qese, sipas burimeve.
Vlera e narkotikëve të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 47 milionë lira (mbi 6.3 milionë dollarë).
Shoferi i kamionit, i identifikuar vetëm me inicialet L.H., u mor në paraburgim nën akuzat e trafikut të drogës, theksuan burimet.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe