Stamboll, protesta kundër rezultatit të referendumit

23:48 | 23 Prill 2017
Trina Galanxhi

Qindra mbështetës të opozitës në Turqi kanë protestuar në Stamboll të dielën kundër fitores së presidentit Recep Tayyip Erdogan në referendumin e mbajtur javën e kaluar i cili zgjeron kompetencat e këtij të fundit.

Rreth 1 mijë njerëz të përbërë nga përkrahës të Partisë Republikane Popullore (CHP) demonstruan në sheshin Taksim në pjesën perëndimore të Stambollit kundër rezultatit dhe për të shënuar një festë publike, tha një korrespondent i AFP-së.

Protesta u zhvillua në 97 -vjetorin e themelimit të parlamentit turk, i njohur si Sovraniteti Kombëtar dhe Dita e Fëmijëve.

Përgjatë Bosforit, në rrethin e Kadikoyt, qindra njerëz protestuan duke mbajtur pankarta në duar në të cilat shkruante: “Anuloni referendumin” dhe duke brohoritur “Jo’.

Kampi ‘PO’ mori rreth 51,4 përqind të votave, me një fitore shumë më të ngushtë sesa ishte pritur, për të rritur kështu kompetencat e presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme